Vucic: Po u votue ligji për Trepçën, s’kemi si me bashkëpunue me Prishtinën!

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka deklarue se në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për ‘Trepçën’ nuk e di se si Prishtina zyrtare ka me bashkëpunue me serbët e Kosovës dhe me autoritetet në Beograd.

Aleksandar Vucic ka deklarue se edhe për telekomunikacionin në Kosovë pret vazhdimin e bisedimeve me zyrtarë europianë dhe me ata të Kosovës.

“Do të kemi edhe shumë kontakte, do të perpiqemi nëse mundemi me ndreq diçka dhe kemi me pa nëse çdo asht trajtue”, ka thanë Vucic.

Në planin veprues për telekomunikacionin në Kosovë, Vucic ka thanë se problematike janë pikat 9 e 11 që kanë të bajnë me stacionet bazë dhe me pronën.

“Nëse kjo asht ajo në bazë të së cilës vendoset rregulla edhe në të gjitha fushat tjera, atëherë pasunia automatikisht u takon atyne dhe mund të themi : Mirupafshim Trepçë, Gazivodë dhe Valaç”, ka thanë ai, njofton b92, tue shtue se nëse merret vendimi për planin veprues, ai edhe ka me u kumtue.