Vucic pretendon se e kanë anulue vendimin e Prishtinës për ‘Trepçën’

Qeveria serbe ka vendos me i anulue krejt vendimet dhe aktet ligjore të Kuvendit të Kosovës për “Trepçën”, ka thanë kryeministri serb, Aleksandar Vucic.

“Trepça asht shumë e randësishme dhe na kemi me mbrojtë atë. Unë nuk e kuptoj pse shqiptarët e bajnë këtë. Nuk do të lejojmë me ndikue në të drejtën e pronësisë”, ka thanë Vucic, shkruen “B92”.

Mirëpo, për bisedimet që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Vucic tha se Beogradi ka me vazhdue me negociue me qëllim që t’arrihet marrëveshje mes palëve.