Vucic prezenton t’arritunat e 100 ditëve të Qeverisë!

Kryeministri i  Serbisë, Aleksandar Vucic ka me paraqitë sot të arritunat e tij gjatë punës që ka ba në 100 ditët e para të qeverisë së udhëhequn nga ai.

Kryeministri ka me dalë me nji konferencë për media për me folë për rezultatet e qeverisë, ku do të marrin pjesë ministrat e Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësues të kompanive me të cilët ka me folë për zhvillimin e shërbimeve të tyne.

Ai tha t’Ejten se kabineti qeveritar ka punue mirë, por që ka ende punë për me ba, shkruen Tanjug.

“Ministrat janë tue ba nji punë të mirë, por gjithçka mund të jetë ende ma mirë”, ka thanë Vucic.