Vucic, qe çka premton për Zoran Đinđić

vucic-dundic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka paralajmërue se do t’i ngrejë përmendore kryeministrit të vramë serb, Zoran Đinđić.

Vucic ka thanë se përmendroja do të ngrihet në vitin 2018, kur edhe bahen 15 vjet nga vrasja e Dindic.

Dindic ka qenë kryeministri i parë serb i zgjedhun mbas ranies së regjimit të Slobodan Milošević në vitin 2000.

Gjatë mandatit të tij, në Serbi ka nis procesi i demokratizimit të shoqnisë dhe i reformave ekonomike dhe sociale.

Qeveria e Dindic ka bashkëpunue me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte dhe ka arrestue dhe ekstradue në këtë gjykatë disa t’akuzuem.

Dindic asht vra më 12 Mars të vitit 2003 nga nji snajperist pranë ndërtesës së qeverisë në qendër të Beogradit.
Organizatori i vrasjes, Milorad Ulemek-Legia dhe snajperisti Zvezdan Jovanovic janë denue me nga 40 vjet burgim.

Vucic ka qenë pjesë e qeverisë në regjimin e Milošević, ndërsa koheve të fundit asht shndërrue në pro-europian.