Vucic, qe çka thotë për bisedimet me Prishtinën!

aleksandar-vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklarue sot se bisedimet e përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Vjenë, me rastin e ndalesës së qarkullimit të kamionëve të Serbisë për me hye në Kosovë, që transportojnë materiale të rrezikshme, ishin të vështira.

Vucic u tha gazetarëve në Beograd se bisedimet ishin të vështira dhe se “disa nuk kanë dasht të pranojnë aranzhime sikur që kanë pasë me Kroacinë dhe Slloveninë”, por si ka shpjegue, “për shkak të stabilitetit nuk do ta thotë asnji fjalë”, raporton agjencia Beta.

Bisedimet e së Hanës në Vjenë ishin ftue nga Bashkimi Europian, mbas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për transportin e naftës dhe gazit, shkruen Rel.

Ky vendim për reciprocitet nga Qeveria e Kosovës asht marrë më 21 Mars dhe ka pasue për bazë mosnjohjen e certifikatave ADR të kompanive nga Kosova, që importojnë derivate të naftës nga Serbia.