Vucic, qe qysh i përgjigjet deklaratës për dhunë të Irinejt për Trepçën!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, i asht përgjigj sot deklaratës kercënuese të patrikut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili ka thanë së fundi, tue ju referue ligjit për Trepçën, i miratuem dje në Kuvendin e Kosovës, se “atë që na asht marrë më dhunë, më dhunë do ta kthejmë”, shkruen lajmi.net.

Vucic ka thanë se nuk don me folë për dhunën dhe se asht e nevojshme që të gjendet mënyra për t’ju shmang përdorimit të dhunës.

“Nuk dëshiroj të flas për dhunën nga ana e Serbisë, por do të dëshiroja që çfarëdo forme t’i shmangemi çfarëdo forme të dhunës, të huej apo tonën”, asht shpreh Vucic.

Patrikut Irine ka deklarue se ajo që po ndodh në Kosovë asht nji padrejtësi e madhe e fuqive të mëdha ndaj nji populli të vogël si janë serbët.

 

cuke