Vucic: Sa të jem une Kryeministër, Kosova nuk ka me u njofte nga Serbia

Në orët e hershme të mëngjesit, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka hy në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje.

E vizitën e tij e nisi në Leposaviq, ku vizitoi objektet e Trepçës.
Tu’ theksu se “Trepçën kanë me ruejtë”, ai premtoj se në bisedimet në Bruksel, ka me insistu që autoritetet e Kosovës të mos miratojnë ndonjë ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” të mbetët nën administrimin e Kosovës.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministri Isa Mustafa në Facebook, i cili i asht përgjigjë nji qytetari rreth deklaratave të Kryeministrit serb tu thanë se, “Na jemi të zotët e shtëpisë, të zotët e Kosovës dhe Trepçës”.

Vucici foli edhe për pjesëmarrjen në inaugurimin e Presidentit të ri, Hashim Thaçi, tu thanë se “nuk ka asgja prej kësaj pune, e as që ka me pasë edhe për nji kohë të gjatë”. Ma tej premtoi se, për sa kohë ka me qenë Kryeministër i Serbisë, Kosovën nuk kanë me e njoftë.

Mirpo, rreth orës 3 të mëngjesit, asht hedhë nji granatë në oborrin e sallës së re sportive në Zubin Potok,por nuk ka pas të lënduem.E për këtë vet Vucic ka theksu se as “bomba nuk e frigëson”.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dje ka pohue se për këtë vizitë , Vucic ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjatë kësaj vizite ai ka inaugurue Qendrën e re të onkologjisë në veri të Mitrovicës.