Vucic: S’duem luftë: Me shqiptarët kemi me jetue edhe 1000 vjet!

Me shqiptarët e Kosovës kemi me jetue edhe 1000 vjetët e ardhshme dhe për këtë duhet me bashkëpunue në të mirë të dyja palëve, që me gjetë mundësitë ma të mira politike, por tue mos i damtue interesat kombëtare të asnjanit, ka thanë sot kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Na duhet me gjetë zgjidhje për çashtje të caktueme. Edhe pse e di që kjo asht shumë jo popullore edhe në Serbi, na duhet ta dimë si të jetojmë, nëse jo njani me tjetrin, atëherë njani pran tjetrit. Dhe që kështu të jetojmë në nji mijë vitet e ardhshme”, ka deklarue Vucic gjatë nji konference për media në Bruksel.

“Ai i cili mendon se duhet me luftue perseri dhe të futemi në përleshje nuk mendoi se asht shumë i mençun dhe se ja do të mirën vendin tonë”, ka theksue ai.

Simbas tij, çashtja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe asht edhe çashtja ma e randë e Marrëveshjes së Brukselit, por që nuk asht lehtë as për shqiptarët që në këto momente me themelue AKS’n.

“E randësishme asht që gjanat me i shtye përpara dhe me pa se si me i zgjidh gjanat strategjike”, ka theksue Vucic.