Vucic: Serbia ka ba gjithçka për me hapë kapitullin 23

aleksandarvucic

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka deklaru se nuk kanë asnji mosmarrëveshje me Kroacinë dhe ka shtue se Serbia ka ba gjithçka që duhet për të hap kapitullin 23.

“Na nuk kemi asnji mosmarrëveshje me kroatët, unë nuk e di se çfarë po ndodh në Bruksel, unë nuk e di se çfarë moti mbretnon në Bruksel” ka theksu shefi i Qeverisë serbe.

Sa i përket bllokadës rreth hapjes së këtij kapitulli nga ana e kroatëve ai ka shtue se me këtë çashtje mund të merren institucionet europiane.

Mediat kroate kanë raportu sot se Komisioni Europian dhe shtetet e tjera anëtare të BE’s janë tue e planifiku që të rrisin presionin mbi Kroacinë, me qellim që Zagrebi zyrtar të heq dorë nga vendosja e tri kushte të reja për Serbinë për të hap kapitullin 23 në negociatat me BE’n.