Vucic: Serbia refuzon me njoftë Kosovën, por asht për zgjidhje politike!

aleksandar-vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksadar Vucic, gjatë nji fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, ka deklarue që shteti i tij refuzon me njoftë pamvarësinë e Kosovës, dhe asht i vendosun në gjetjen e nji zgjidhje politike përmes dialogut të ndërmjetësuem nga Bashkimi Europian.

Ndër të tjera Vucic ka thanë që tue mbrojt sovranitetin dhe integritetin territorial të saj Serbia jo vetëm që mbron ligjet nderkombëtare, ofron siguri dhe paqe internacionale, ajo gjithashtu mbron edhe identitetin historik kombëtar.

Ndërsa veprimet e njianshme rrezikojnë paqen dhe rregullin ndërkombëtar, veçanërisht tue nxit situatë të njajtë te shtetet që janë tue u përballë me shkëputje të tilla.

Për ma tepër ai ka deklarue që Kosova po përballet me problemin luftave të hueja tue thanë që krahasue me popullatën, Kosova ka ma së shumti ushtarë prezent në radhët e të ashtuquejtunit Shteti Islamik dhe Levant.

Vucic gjithashtu kërkoi edhe rikthimin e personave të zhvendosun gjatë luftës tue theksue që janë rreth 204,000 persona të zhvendosun nëpër Serbi.

Derisa dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës e cilësoi si të nevojshëm për me mbajt stabilitetin në rajon dhe për me rregullue marrëdhaniet në mes të këtyne dy shteteve.