Vucic: Serbia vet e ka legjitimue pamvarësinë e Kosovës

Aleksandar-Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thanë se Serbia e ka legjitimu vet pamvarësinë e Kosovës, kur ka dërgue pyetjen në Hagë mbi legalitetin e shpalljes së pamvarësisë së Kosovës në vitin 2009.

“Sot e kemi nji pozitë tjetër, ndryshe nga ajo që e kemi pasë, sot zani i Serbisë ndigjohet përsëri. Mos më shtyni me jau rikujtue se nëpër çfarë kemi kalue ne të kaluemen, për fat të keq vet na si vend ia ka dhanë legalitetin dhe legjitimitetin panvarësisë së Kosovës, me pyetjen kriminale që e bamë në vitin 2009, se e kanë pase ata të drerjtë për ndamje apo nuk kanë pase, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vendimi i GJND’s ishte nënçmues dhe katastrofal për neve” ka theksue Vucic.