Vucic: Shqiptarët dhe serbët ishin racistë ndaj njani-tjetrit, po çka thotë për Brukselin!

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic i ka dërgue porosi ndërmjetësve të dialogut Prishtinë –Beograd tue u thanë se Brukseli nuk mundet me i zgjidhë problemet me nji telefonatë.

Ai ka thanë se për këtë duhet ndryshim mentaliteti mbasi dy palët njana-tjetrën e kanë konsiderue ma t’ulët si racë.

Madje, Vucic në Hamburg paksa asht shfaq edhe arrogant tue thanë se “pse jeni nervozë dhe pse po nxitoni për dialogun”

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic gjatë nji prezentimi në nji klub biznisor të Martën në Hamburg të Gjermanisë, asht pyet edhe për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se shumë njerëz në Perëndim janë nervozë në lidhje me këto bisedime.

“Nuk e di pse, pasi na duhet të bisedojmë me njani –tjetrin dhe me i zgjidh problemet, çka edhe po bajmë” ka thanë Vucic.

“Pse dikush po nxiton kaq shumë dhe po do me shpejtue procesin” ka pyet ai.

Vucic, më pas ka thanë se kushtëzimi i dy palëve në bisedime me hapjen e kapitujve apo me liberalizimin e vizave, nuk asht zgjidhje, mbasi në këtë mënyrë po krijohet nji atmosferë ma e keqe në Beograd dhe në Prishtinë.