Vucic thërret në telefon Mogherinin, alarmohet nga ‘kushtet e Prishtinës’

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic dhe përfaqësuesja e naltë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini u pajtuen se asht e nevojshme të zbatohen menjiherë marrëveshjet e arrituna në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet nji bisede telefonike Vucic dhe Mogherini deklaruen se zbatimi i marrëveshjes në Bruksel asht kushti bazë për rifillimin e dialogut për çashtje të tjera të randësishme.

Vucic dhe Mogherini u pajtuen po ashtu se vazhdimi i rrugës europiane asht i nji randësie të veçantë, jo vetëm për politikë, por edhe për t’ardhmen ekonomike të Serbisë.

Biseda ndërmjet tyne ndodhi siç thonë mediat serbe, mbasi Prishtina doli me kushte për Serbinë, e cila duhet me i përmbushë në qoftë se kishte me vazhdue dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.