Vucic tregon sa janë gjasat për kompromise me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në nji intervistë për televizionin shtetnor serb, RTS, ka thanë se nuk duhet jetue në të kaluemen, por as në rrenat se i kemi humbë të gjitha në Kosovë.

Simbas tij, asht e randësishme të zgjidhen njiherë e përgjithmonë raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Vucic thekson se janë gjasat e vogla të gjendet nji zgjidhje kompromisi për Kosovën, tue shtue se, “Jam i gatshëm që të flijohem politikisht në luftë për këtë zgjidhje, me dëshirë që fëmitë tanë në të ardhmen të merren me diçka tjetër”.

Shperndaje në: