Vucic tregon se kur ka me thanë mendimin e tij për Kosovën

Aleksandar-Vucic

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka thanë se deri në fund të këtij viti ka me dalë me qëndrimin e tij për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës.

“Para fundit të këtij viti, ka me dhanë mendimin tim”, ka thanë Vucic për Televizionin Publik Serb, kur asht pyete se kur ka me dalë me qendrimin e tij lidhun me Kosovën.

Ai ka thanë se për rregullimin e të ardhmes së Serbisë asht e randësishme që të paktën me fillue dialogu i mbrendshëm lidhun me Kosovën, përcjell Telegrafi.