Vucic: Unë e baj qeverinë e re, jo Vladimir Putin

Pas zanave se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin po involvohet në formimin e koalicionit të Qeverisë së re të Serbisë, asht Aleksandar Vucic, i cili ka mohue nji gja të tillë.

Ai ka thanë se, Qeverinë e re të Serbisë ka me ba vetë dhe jo Putin’i.

“Qeverinë e re të Serbisë ka me ba unë dhe jo Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin”, ka deklarue Vucic.

“Ka të tjerë e jo Putin që dëshirojnë me i futë hundët tue propozue edhe të preferuemit e tyne për ministra, por nuk kam me u marrë me këto fontana dëshirash”, ka thanë Vucic, tue shtue se ai asht i interesuem me i ngue qytetarët që e kanë zgjedhë dhe askend tjetër.