Vucic: Vendimi për telekomunikacionin ka me qenë i randë dhe me pasoja politike

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha të Mërkurën se për “propozimin e marrëveshjes për telekomunikacionin me Kosovën, që ka ardhë nga Brukseli, ka me u vendosë në ditët e ardhshme dhe se ky vendim ka me qenë i randë”, sepse “mundet me pasë pasoja politike”.

“Asht shumë e vështirë të merret nji vendim pozitiv për këtë, por asht edhe shumë e vështirë të merret nji vendim negativ, meqë mundet me pasë pasoja të randa politike”, iu tha Vucic gazetarëve në Beograd.

Ai tha se vendimi a me u “peshue dhe ka me qenë gjithsesi ma i miri në interes të Serbisë”.

Ai tha se Kosova don që me “përvetësue edhe minierën Trepça, si dhe çdo gja që me vjet asht ndërtue në fushën e telekomunikacionit” dhe se “Serbia nuk mund të pranojë interpretime të ndryshme kur bahet fjalë për pasuninë në Kosovë”.