Vucic vjen me nji premtim për serbët në Malin e Zi

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic pret që nesër me u kuptue gjithçka në lidhje me rastin e arrestimit të 20 serbëve, lirimin e gjashtë prej tyne dhe vazhdimin e paraburgimit për 14 të tjerët.

Vucic ka theksue sot se nesër pritet me u ba e ditun çfarë saktë ishin tue planifikue 20 personat në mesin e tyne ish-kreu i xhandarmënisë serbe, të dyshuem për planifikim të sulmeve terroriste.

“Na jemi tue bashkëpunue me Malin e Zi dhe së shpejti do të informojmë publikun pos a të kemi informacionin e plotë për këtë rast. Të jeni të sigurt për këtë”, ka thanë Vucic.

Gjithashtu simbas tij “Serbia dhe Mali i Zi ka me bashkëpunue edhe në këtë rast dhe nuk ka asnji dyshim”.