Vujicic: Institucionet e Kosovës s’po i kryejnë obligimet ndaj malazezëve, përfshi Demarkacionin

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Slobodan M.Vujicic, ka kritikue institucionet udhëheqëse të Kosovës se nuk po i kryejnë obligimet ndaj malazezëve dhe Malit të Zi si shtet, tue përfshi këtu edhe ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin.

“Me qëllimin ma të mirë, si qytetarë lojalë të Kosovës, duem me ja përkujtue Prishtinës zyrtare se që nga shpallja e pamvarësisë e deri sot, nuk ka arritë me plotësue në tanësi asnji nga obligimet e marra dhe premtimet e dhana ndaj Malit të Zi dhe malazezëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e nënshkrueme nga Vujicic.

Simbas tij, moskryemja e obligimeve dhe premtimeve ka të baj me “ratifikimin e Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës, nga e cila edhe ndjeshëm mvaret edhe e ardhmja jonë dhe dinamika me të cilën kemi me shkue drejt integrimeve euroatlantike”.

Shperndaje në: