Vuk Jeremic kandidat serioz me zavendësue Ban Ki-moon’in

Në nji sondazh votimi, ish ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, u rendit si kandidati i dytë ma serioz për me zavendësue Ban Ki-moonin në krye të OKB’s.

Ma herët, Jeremic ishte rendit i katërti, por me votat e fundit, 8 në favor, 4 kundër dhe 3 abstenime, ai u ngjit për dy vende ma naltë, simbas Huffingtonpsot,
Jeremic ka qenë edhe president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB’s.

Megjithatë, vihet në pikëpyetje nëse vendet e Perëndimit do ta përkrahin kandidaturën e Jeremic’it.

Ndërkohë, kandidati ma serioz mbetet ish kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, i cili prin në sondazhe.

E treta asht rendit ish-ministrja e Jashtme e Argjentinës, Susana Malcorra, e cila thuhet të jetë kandidate favorite e Shteteve të Bashkueme të Amerikës.