Vulin reagon ndaj Presidentit Thaçi për Ushtrinë

Lista serbe nuk ka me lejue formimin e forcave të armatosuna të Kosovës, ka thanë ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, dtue shtue se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkueme specifikon se KFOR’i asht e vetmja forcë e armatosun që mundet me egzistue në Kosovë, shkruen Politika, njofton Klan Kosova.

Vulin ka thanë këtë përgjigje tue komentue deklarimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thanë për formimin e ushtrisë së Kosovës mbrenda këtij viti.

Politikani serb, në këtë intervistë të tij për Politika, ka mohue që Lista Serbe si anëtare e koalicionit qeverisës në Kosovë ka me përkrahë nji gja të tillë.

Shperndaje në: