VV akuzon djemtë e Isa Mustafës: Janë tue bashkëpunue me Serbinë

Tenderi i dhanë Kompanisë së djemve të Kryeminisrit të Kosovës Isa Mustafës, nji vit ma parë ka ba që Vetëvendosja me riaktualizue prapë.

Kompania e djemve të Kryeministrit Mustafa, e cila asht kompani për shitjen dhe servisimin e veturave në Kosovë, asht tu bashkëpunue me nji Kompani Serbe.

Kështu ka deklarue Shefi i Grupit Parlamentar i VV’s Glauk Konjufca, përmes nji konference për media.

Simbas Konjufcës, “vizioni i Isa Mustafës dhe djemve të tij asht që taksat e qytetarëve të Kosovës me shkue në shtetin e Serbisë”, tu theksu se ata e kanë shndërrue Kosovën në nji koloni tregtare me Serbinë.

Konjufca shtoi se kjo Qeveri duhet me dhanë dorëheqje mbasi qëllimi i tyne asht vetëm me i trash marrëdhaniet sa ma shumë me Serbinë, dhe interesi kryesor i Kryeministrit asht krijimi i Komunave më shumicë serbe.

Por menjiherë mbas kësaj konference, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dalë në mbrojtje djemve të Kryeministrit Mustafa, të cilët janë denoncue nga Vetëvendosje për biznis me ish-Zavendësin e Millosevic’it, Miroslav Mishkovic.

Por LDK s’i ka mohue gjetjet e Vetëvendosjes, tu lëshue akuza të reja në drejtim të Albin Kurtit e Glauk Konjufcës.

“Kush po sjell para pa kufi nga Serbia për veprimtarinë e saj në Kosovë dhe kush po jep fonde të posaçme për hedhjen e molotovëve mbi policët, objektet shtetnore dhe shpitë e makinat private të zyrtarëve të shtetit të Kosovës?”, ka pyet LDK, Vetëvendosjen.