VV: Asht antieuropiane kërkesa e BE’s ndaj Kosovës për demarkacion

Lëvizja Vetëvendosje përmes nji komunikate për media tha se dita e Europës shënon triumfin e rezistencës popullore kundër makinerisë vrasëse; të emancipimit kundër errësines ideologjike të nazifashizmit; të popujve kundër perandorisë; të barazisë kundër shfrytëzimit.

5 vite më pas, po më 9 Maj 1950, u lidh marrëveshja e parë midis Gjermanisë Perëndimore dhe Francës për bashkimin e industrive të çelikut dhe thëngjillit, për të vazhduar pastaj me marrëveshje tjera ekonomike, dhe krahas kësaj zgjerimin e shteteve nënshkruese. Bashkimi Evropian që njohim sot kështu kishte filluar, ndaj 9 Maji është sot dita e Evropës”.

Sipas VV’s, 9 Maji 1950 s’kishte me qene i pamundun pa 9 Majin e vitit 1945, ditën e fitorës kundër fashizmit.

Paqja e qëndrueshme në Evropë, sot të bashkuar por historikisht në luftë, ka në themel dy shtylla të forta: barazinë mes shteteve dhe qytetarëve të atyre shteteve; paprekshmërinë e kufijve të këtyre shteteve. Vetëm duke e njohur njëri tjetrin në mënyrë reciproke dhe si të barabartë, dhe vetëm duke ia njohur kufijtë shtetëror si të pacenueshëm, u bë i mundur projekti për bashkëpunim reciprok mes shteteve në të mirë të të gjithëve. Është thellësisht antievropiane që sot t’i kërkohet Kosovës ndarje e brendshme në vija etnike, pabarazi të qytetarëve sipas përkatësisë kombëtare, të dyja këto që rrjedhin nga ‘Zajednica’. Është në kundërshtim flagrant me 9 Majin 1945 ky paqëtim, përmes koncesioneve, i politikës shoveniste të qeverisë në Beograd”.

VV përfundon se “siç është në kundërshtim flagrant me parimet bazë të Evropës së bashkuar të insistohet që Republika e Kosovës ta zbatojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe kështu të heq dorë nga mbi 8200 hektarë të territorit të vet”.