VV: Astriti nuk ka vdekë në spital, por u dërgue aty i vdekun

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në konferencën e jashtëzakonshme për media, ka deklarue se aktivisti tashma i ndjerë, Astrit Dehari, nuk ka vdekë në spital.

“Nji javë ma parë, me kërkesën e tij ai i ka ba analizat, kanë kallxue që nuk vuen nga asnji problem, e konfirmueme dhe zyrtare asht se ai nuk ka përdorë barna”, thotë Molliqaj.

“Astriti nuk ka vdekë në spital, ai asht dërgue i vdekun në spital”, asht shprehë ai.