VV deshton me i mbledhë 40 nenshkrime për seancën e rastit Dehari

Deputetja e VV’s, Aida Derguti ka thanë se nuk asht arritë që të mblidhen nënshkrimet (40) për seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.
Dërguti ka ba të ditun se në momentin e fundit asht tërheq nënshkrimi nga nji deputet i PDK’s.

Ajo ka thanë se tërheqja e nënshkrimit të këtij deputeti, që nuk ka dasht me ja përmend emnin asht ba si pasojë e trysnisë nga partia.

Ajo ka thanë se ka pasë shumë hezitime edhe nga deputetë tjerë për me nënshkrue.

Dërguti ka thanë se ky hezitim për me debatue për nji çashtje të tillë asht e papranueshme.

Ajo  mbas kësaj ka lëshue mbledhjen e Kryesisë.

Por deputeti qe e ka terheqë nenshkrimin asht Bislim Zogaj nga PDK.

Dokumenti i maposhtëm qe e ka sigurue RROKUM.TV e deshmon këtë ma se miri:

 

dokumentizogaj