VV e AAK i thonë ‘PO’ thirrjes së Kryeministrit Mustafa

Dy partitë ma të mëdha opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës kanë pranue që t’i përgjigjen thirrjes eventuale të kryeministri Isa Mustafa, për të debatue edhe nji herë çashtjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Derisa partia ma e vogël e opozitës, “Nisma” thotë se debati i ri për kufinin asht nji lloj tradhtie, AAK’ja dhe LVV’ja thonë se në këtë takim përfundimisht Demarkacioni ka me u konstatue i vdekun dhe ka me u ecë përpara me proces të ri.

Kryeministri Mustafa ka deklarue se jo ma larg se në fillim të muejit Tetor, pritet të nisë nji raund i ri bisedimesh rreth përafrimit të qëndrimeve mbi kufinin me Malin e Zi, shkruen gazeta ‘Zeri’.

Ai tha se ratifikimi i Demarkacionit ka me u kry mbrenda muajit të ardhshëm, përkundër faktit se paraprakisht u ka ba thirrje opozitës për bisedime. Megjithatë, Mustafa ka thanë se me këtë ftesë ka me ju dhanë mundësi e dytë të gjithëve për sjelljen e fakteve rreth dyshimeve të vijës kufitare me Malin e Zi.