VV e Nisma në dilemë: A me i shkue mbrapa Haradinajt?

Dje lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj doli nji hap para aleatëve të tij të opozitës, tu’ vendosë që deputetët e partisë së tij me e bojkotue çdo seancë të kësaj legjislature të Kuvendit.

E derisa që nga Shtatori i kaluem, partitë opozitare kanë qenë të bashkueme në disa veprime politike, Vetëvendosja dhe Nisma duket se e kanë marrë si individual vendimin e Aleancës për me bojkotue Kuvendin.
Ata ende janë të ndame sa i takon këtij vendimi.

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami nga Nisma, në nji intervistë për Televizioni Rrokum, thotë se Kuvendi duhet bojkotue mbas vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por e pranon se partia e saj po e shqyrton këtë vendim.

Edhe zadhanësi i Vetëvendosjes, Adonis Tahiri thotë se se kjo ide po diskutohet ende, por ai thekson se opozita ka me mbetë e bashkueme deri në rrximin e Qeverisë.

Megjithatë, deri të Martën e 15 Marsit ka me u marrë vesh nëse dy aleatët e Ramush Haradinajt kanë me pranue vendimin e tij për bojkotimin e Kuvendit.