VV godet Fajonin: As Sllovenia nuk e ka ba Demarkacionin me Kroacinë

Zyrtarë të partive opozitare vlerësojnë se shtyemja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës asht rezultat i nji marrëveshje të damshme që ka ba Qeveria me Malin e Zi, ku Kosova simbas tyne, humbë mbi 8000 hektarë tokë.

Ata, po ashtu shprehen, se nuk mbajnë përgjegjësi për shtymjen e vizave, tue thanë se janë tue e mbrojtë sovranitetin e vendit me refuzimin e kësaj marrëveshje.

Në lëvizjen Vetëvendosje, kushti i BE’s për vizat vazhdon me u cilësue si i padrejtë, mbasi simbas tyne, nji kriter i njajtë nuk asht paraqitë te asnji nga vendet e rajonit.

Frashër Krasniqi zadhënës i Lëvizjes Vetëvendosjes, tue komentue deklaratën e Tanja Fajon, raportuese për Parlamentin Europian lidhun me liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila ka thanë se vendimi për vizat Kosovës i shtyhet për në Shtator, për shkak mosratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ka përmendë se edhe Sllovenia, nga vjen ajo nuk e ka të zgjidhun Demarkacionin me Kroacinë, e që dy vendet janë anëtare të BE’s.