VV i kërkon ndihmë Edi Ramës për aktivistin e dëbuem

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e quejti krim dhe skandal diplomatik dëbimin e Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Bojken Abazit.
Tue iu referue me termin “kidnapim”, ai bani përgjegjës për këtë Kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, ministrin e Mbrendshëm, Skënder Hyseni si dhe drejtorin për migrim, Valon Krasniqi.
Kurti kërkoi ndërhymjen e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në këtë rast.
Ndërsa deputetja Aida Dërguti nga kjo lëvizje fajësoi Policinë për mosregjistrimin e Abazit ditën kur ai ka hy në territorin e Kosovës.
Simbas Dërgutit, Abazi të cilit dje iu ndalue hymja në Kosovë për dy vjet, nuk ka shkelë asnji ligj.