VV i përgjigjet LDK’s për postin e Kryeministrit

LDK-VV

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, i asht përgjigjë deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendit, i cili tha se me VV nuk ka me pasë asnji lloj marrëveshje, nëse postin për kryeministër nuk ka me pasë LDK’ja.

Simbas Pantinës, asht ende herët me u bisedue për ndamje të posteve dhe kjo deklaratë e Kelmendit ndoshta nuk e pasqyron qëndrimin LAA.

“Na ende nuk kemi ardhë në fazën kur kishim me diskutue për ndamjen e posteve, me LDK kemi pasë takime vetëm për fazën programore, mirëpo besoj që janë njerëz tjerë që flasin për qëndrimin e LAA, dhe ky mundet me qenë ndoshta vetëm mendim i Ramiz Kelemendit”, tha Pantina në nji deklaratë për Gazeta Blic.

Pantina theksoi se ishin të parët zyrtarët e LDK që u shprehen të gatshëm me lidhë koalicion me Vetëvendosjen.

Lexo edhe: 

Kelmendi: Bashkëpunojmë me VV’n veç me këtë kusht