VV: Jo kontratë kompanisë së njeriut të kërkuem nga FBI

Disa shqetësime i ngriti sot anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, tu’ iu referue mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor. Ai sqaron se pikërisht kjo çashtje asht e përcaktueme edhe me ligj.
Shkreta kritikoi edhe vazhdimin e kontratës me kompaninë që merret me sistemin informativ shëndetësor e që kapë vlerën e mbi 9 milionë eurove. Vetëvendosje në konferencën e kalueme, pati akuzue këtë kompani për keqpërdorim financiar si dhe pronarin e saj se po kërkohet nga FBI, për keqpërdorime financiare.

Kjo nuk asht hera e parë që Vetëvendosje ngriti një shqetësim të tillë për kompaninë dhe personin në fjalë.