VV kundër Merkelit, PDK fton shqiptarët me votue Kancelaren

PDK i ban thirrje bashkëatdhetarëve me votue për partinë e Angela Merkelit, ndërsa Vetëvendosje për partinë e kundërshtarëve të saj, SPD’n.

Lëvizja Vetëvendosje, dje përmes nji deklarate drejtue diasporës shqiptare në Gjermani, indirekt bani thirrje mos m’u votue për partinë e kancelares Angela Merkel, por për të majtët e SPD’s.

Nga krahu tjetër politik, PDK, vjen nji reagim tjetër.

Nënkryetari i kësaj partie Enver Hoxhaj, ban thirrje të kundërt nga ajo e VV’s.

Ai ka ftue bashkëatdhetarët me të drejtë vote në Gjermani, me votue për CDU’n e kancelares aktuale, Angela Merkel.

Hoxhaj e ka quejt Merkelin, mike të madhe të shqiptarëve.

“Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera ndërshtetërore, por marrëdhëniet tona i bën më të fuqishme lidhja e pashkëputshme mes popujve tanë dhe diaspora kosovare atje, e cila është në numër të madh. Prandaj, sot dua që t’u bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Gjermani që të dalin dhe ta votojnë miken e madhe të shqiptarëve, kancelaren Angela Merkel dhe partinë e saj, të cilët i kanë dalë në krah Kosovës në momentet më të rëndësishme për ne”, ka shkrue Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe, gjermanët nesër i drejtohen kutive të votimit, ku kanë  me zgjedhë përfaqësuesit e tyne të ri të Bundestagut, nga i cili më pas edhe buron Qeveria e re e Gjermanisë.

 

Shperndaje në: