VV kundër vendimit të Mikullovcit: S’marrim pjesë në takim!

Glauk Konjufca, ka thanë mbas takimit se në këtë takim u vërejt edhe nji herë shumë qartë tendenca e PAN’it për me zvarritë konstituimin e Kuvendit në mungesë të votave.

“Po duen me imponue kërkesa absurde në mënyrë që LAA dhe Vetëvendosje me votue Haradinajn për Kryeministër”, tha Konjufca.

Ai shtoi se Kryesuesi ka marrë vendim që të ketë persër takim të nivelit të njajtë të Mërkurën dhe që nuk do të ketë seancë para asaj dite.

“Kryesuesi mori vendim në favor të PAN’it që të Mërkurën të këtë edhe nji konsultë dhe të vendoset për seancë”, tha Konjufca.

Ai ka thanë se VV nuk ka me shkue në këtë takim, mbasi ka thanë se ata nuk janë të interesuem për tryeza politike por për mbajtje të seancës.

Sa i përket propozimit të Kadri Veselit, ai ka thanë se këtu nuk bahet fjalë për kompromis, por për përcaktim politik.