VV e nxjerr inatin me Ministrinë e Mbrendshme dhe … gazetarët

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje përmes nji aksioni simbolik para Ministrisë së Punëve të Mrendshme, kanë kundërshtue edhe njiherë qeverisjen aktuale, të cilën e quejtën pushteti policor Mustafa-Thaci.
Kështu tha nënkryetari i kësaj partie Driton Çaushi, tue shtue se vendi po shkon gjithnji e ma tepër drejt nji diktature, me arresimet e aktivistëve të kësaj partie.
Simbas Çaushit, VV’ja ka me denoncue këtë fushatë politike dhe ka me i ndalë metodat fashiste të Qeverisë.
Mbasi lanë pankartat, ata gjuejtën me ngjyrë jo vetëm Ministrinë e Mbrendshme, por edhe gazetarët dhe kameramanet që vetë i kishin thirrë për me raportimin e këtij aksioni, të ashtuquejtun simbolik.