VV: Nëse formohet komuna e Prilluzhës, tjetërsohet toka e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtë nji protestë në Komunën e Vushtrrisë, ku ka kundërshtue themelimin e Komunës së Prilluzhës.

Përmes nji komunikate, VV vlerëson se themelimi i kësaj komune tjetërson tokën e Kosovës.

Sot, Vushtrria ka protestuar kundër themelimit të komunës me shumicë serbe, Prilluzhës. Me themelimin e kësaj komune rrezikohet që nën menaxhimin e ‘Zajednicës’ që duan ta themelojnë Thaçi e Mustafa, ajo tokë të tjetërsohet”.

VV ka kambëngul se nuk ka me u themelure kjo komunë, që shkon në dam të interesave të Kosovës.

Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet kurrsesi realitet. As “Zajednica” as zgjerimi i saj në kurriz të Vushtrrisë e Obiliqit”, përfundon njoftimi i VV’s.

 

vv vv1 vv2