VV nuk e mohon punësimin e aktivistëve në Komunën e Prishtinës

Çdo konkurs për punë në Komunën e Prishtinës asht ba me transparencë radikale, ka thanë sot anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeqla, në nji konferencë për shtyp, derisa ka thanë se kjo nuk nënkupton se aktivistëve të VV me ju ndalue konkurrimi për vende të punës.

Sfeçla ka thanë sot se inkurajon edhe mediat që të hulumtojnë rreth punësimit të njerëzve në Komunën e Prishtinës, që simbas tij asht në baza të korrektësisë.

“Çdo konkurs asht ba me transparencë maksimale, kjo nuk ka nënkuptue se ka qenë e ndalueme se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të dalin fitues nga këto konkurse”, ka thanë Sfeçla në konferencën për shtyp, të mbajtun sot në ambientet e selisë së partisë në Prishtinë.