VV nuk e pranon raportin e autopsisë së Deharit

Vetëvendosje nuk po i pranon rezultatet e autopsisë së trupit të Astrit Deharit i cili simbas konstatimeve të mjekëve ka vdekë nga “damtimet e vetshkaktueme”.

Avokati Tomë Gashi, i cili fillimisht në konferencën për media tha se nuk dihen rrethanat e vdekjes së Deharit, tash ka shkrue në Facebook se raporti i autopsisë së Astrit Deharit asht i pabesueshëm.
Postimi i plotë i Gashit në Facebook:

Pas leximit te raportit;

Ky raport vetëm konfirmon atë qe është ditur deri me tani; se Astrit Dehari ka vdekur nga Asfiksia – bllokim i rrugëve te siperme te frymarrjes nga mjeti i fort.
Mirëpo, edhe pas kërkesës tone qe Prokuroria te na dorëzoj provat qe ekspert e pavarur te angazhuar nga familja Dehari te japin mendimin e tyre, kjo kërkesë nuk është aprovuar as pas 13 dite pas vdekjes se Astritit.

Me qene se nuk na është dhëne asnjë prove qe ekspert e pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia ti përdorin per raportin e tyre, ateher raporti I autopsisë I Institutit te Mjekësisë Ligjore ne Prishtine nuk është i plote.