VV nuk merr pjesë në takimin konsultativ të së Mërkurës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi mbas ndërpremjes së vazhdimit të seancës konstituive ka deklarue se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka me marrë pjesë në takimin konsultativ me koalicionin PAN, të thirrun nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.

Ndërsa, ka theksue se ka me shqyrtue kërkesën e Avdullah Hotit për nji tryezë ku kanë m’u shqyrtue mundësit për t’ju drejtue Gjykatës Kushtetuese.

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA’n, Avdullah Hoti ka konfirmue pjesëmarrjen në takimin konsultativ, siç e kanë konfirmue edhe përfaqësues të koalicionit PAN.