VV nuk merr pjesë nesër në takim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka njoftue sot se Vetëvendosje nuk ka me marrë pjesë në takimin konsultative që pritet të mbahet nesër.

“Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, veçse asht deklarue për pjesëmarrjen tonë në këtë takim, don me thanë na nuk kemi me marrë pjesë në këtë takim”, tha ai.