VV paralajmëron se sot ka me ba publike nji skandal të Kryeministrit Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmërue se sot në orën 14:00, ka me publikue nji skandal të Kryeministrit Isa Mustafa.

Zadhanësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka tregue se për këtë skandal ka me folë Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Sot në orën 14:00, në zyrën e VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca mban konferencë për medie, ku do të prezantohet një skandal në lidhje me kryeministrin Isa Mustafa.Ftoj mediet që të marrin pjesë!”, ka shkrue Krasniqi në Facebook.