VV: Për bashkëpunim, vija të kuqe ka vetëm PDK e Lista Serbe (video)

Lëvizja Vetëvendosje shprehet e gatshme me formue Qeverinë e ardhshme, mbasi që konsideron se asht partia fituese dhe i ka numrat për me ba këtë.

Rexhep Selimi në nji intervistë për KosovaPress thotë se VV asht subjekti ma i madh parlamentar, janë komod me numra dhe kohë dhe se janë të gatshëm me formue Qeverinë.

“Tash dihet. Lëvizja Vetëvendosje asht subjekti ma i madh parlamentar. Ka numrin e caktuem të deputetëve që i jep përparësi ndaj cilido subjekt tjetër politik.

Rrjedhimisht në pritje të procedurave. Na jemi gati për me pasë mandatimin e kandidatit tonë për Kryeministër dhe për me ba Qeverinë. Në këtë situatë kur koalicioni fitues PAN, nuk mundet me siguri numrat për me ba Qeverinë, rrjedh logjike asht që ka pala tjetër. Pala tjetër asht Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj në qeverisje. Kështu që na jemi komod me numra, jemi komod me kohë. Po presim procedurat dhe po ashtu aq sa jemi komod jemi edhe të gatshëm për me formue Qeverinë e Kosovës.”, tha Selimi.

Selimi thotë se përveç PDK’s dhe Listës serbe nuk ka me bashkëpunue as tash dhe as në t’ardhmen, ndërsa të gjithë të tjerët munden me qenë partner me VV për me formue Qeverinë. Madje dhe LDK për të cilën thotë se bashkëpunimi i VV me këtë parti, asht rrjedhë logjike dhe se ky bashkëpunim nuk asht kundërshtue nga askush.