VV: Prezenca e grues në politike e fuqizon vendin

Në nji sallë të mbushun veq me gra Lëvizja Vetëvendosje ka fillue zgjedhjet e mbrendshme të grues në këtë parti.

Prezenca e grues në politikë duhet të jetë ende ma e madhe, dhe momenti ma i mirë për më fuqizue gruen në politikë janë zgjedhjet, ndërsa vetëm Vetëvendosja jep shembull pozitiv sa i përketë barazisë gjinore.

Kështu u tha në nji tubim mobilizues të mbajtun nga kjo parti.

Me këtë rast, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti tha se “Lëvizja” po i banë 11 vjet si parti dhe kështu ajo vlerësoi naltë punën e grave në Lëvizjen Vetëvendosje.

Dërguti permendi nji sërë emnash grash për kontributin e tyne në parti.

Nga ana tjetër Nazlije Balaj tha se duhet me luftue kundër pabarazive që bahen në politikë.
Ajo shtoi se nese nuk ka gra dhe vajza pjesë të cilitdo proces nuk ka me pasë ndryshime në shoqni.
Gratë e VV’s u ban thirrje të gjitha grave në Kosovë që dojnë me i shpreh kapacitetet dhe eksperiencat e tyne ti bashkohen Lëvizjës Vetëvendosje, mbasi ajo asht e vetmja që promovon fuqinë e grues në vend.
Simbas tyne grueja duhet të jetë në politikë sepse ka edukimin, vullnetin dhe e sheh subjektin politik si familje.
Ndonëse u fol shumë për barazi gjinore në këtë tubim nuk kishte prezent asnji të gjinisë mashkullore, por të pranishme ishin femna të moshave të ndryshme madje edhe të mituna.