VV: Privatizimi i egër ka lanë mija të papunë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca së bashku me deputeten Shqipe Pantina dhe anëtarët e Kryesisë Ylli Hoxha dhe Marigonë Drevinja takuen sot deputetin nga radhët e SPD-së në Bungestag, Josip Juratovic.

Në nji njoftim për media thuhet se në takim u diskutue rreth çashtjeve ekonomike të Kosovës.

“Përgjatë 17 viteve të mbasluftës nuk asht rindërtue potenciali industrial në Kosovë. Përkundrazi, nëpërmjet privatizimit të egër dhe pa planifikim vetëm sa kanë mbetë mija të papunë. Në Kosovë duhet me u ndertue strategji të reja ekonomike dhe duhet me u hulumtue potenciali prodhues i Kosovës”, thuhet ma tej në njoftim.