VV: Zgjedhja e Thaçit President dështim i popullit të Kosovës

Koordinatori i sekretariatit të Lëvizjes Vetëvendosje tha dje për Televizion Rrokum se zgjedhja e Hashim Thaçit President asht dështim i popullit të Kosovës, si dhe i Kuvendit që e zgjodhi.

E derisa zyrtari i Lëvizjes thotë se opozita ka me vazhdue me protesta edhe ma kreative, shefi i tij Visar Ymeri, në nji konferencë të mbajtun sot në zyrat e Vetëvendosjes, e ashpërsoi fjalorin ndaj dyshes drejtuese të koalicionit qeverisës. Ai tha se Thaçi nuk ka me e gëzue mandatin.

Edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha mendon se zgjedhja e Thaçit në atë mënyrë nuk i ban nder atij e as Kosovës.

E megjithëse qysh të Premten e zgjedhjes së Presidentit, opozita nuk po din ma çka me ba, Visar Ymeri as sot nuk ishte në gjendje me dhanë datë për vazhdimin e protestave.

Ndërsa në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka heshtje që prej ma shumë se dy ditësh.