VV: Zgjedhjet serbe në Kosovë, sulm ndaj Kushtetutës

Lëvizja Vetëvendosje përmes deputetit Glauk Konjufca, ka reague për zgjedhjet e parakohshme të Serbisë në Kosovë, e për të cilat institucionet tona kanë dhanë leje me u mbajtë.

Sipas Konjufcës, mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në vendin tonë, asht ndërhymje e drejtpërdrejtë e Beogradit në sovranitetin e Kosovës dhe sulm ndaj Kushtetutës.

Konjufca shtoi se mbajtja e këtyne zgjedhje asht hap negativ edhe për vetë serbët, sepse ata po propagandohen përmes fushatave ku po i premtohet kthim i Kosovës në Serbi.

Mbrenda këtij muajit, në Kosovë kanë ardhë për fushatë zgjedhore Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic si dhe zavendësi i tij i parë, Ivica Dacic.