VV’ja publikon deklaratat kundërthanëse të Thaçit me Grabovcin për Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila që nga fillimi e kundërshtoi Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ka publikue nji video me deklarata kontradiktore të Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit.

Hashim Thaçi, dikur shefi i Grabvocit kishte deklarue se nuk asht cenue asnji metër e territorit të Kosovës me Marrëveshjen e Demarkacionit. Ndërohë, Grabovci, njani ndër ftyrat kryesore të PDK’s, në nji intervistë deklaroi se kufini me Malin e Zi asht futë 5-6 km në mbrendësi të Kosovës.

Marrëveshja për Demarkacion asht kundërshtue shumë nga partitë opozitare. Deputetë e AAK, NISMA dhe VV’s kishin gjuejtë gaz lotsjellës për me i pengue seancat në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, BE kishte thanë se ratifikimi i Demarkacionit asht kushti i fundit që Kosova duhet me plotësue për me marrë liberalizimin e vizave.