Walker: Disa politikanë s’kanë hy me ba politikë në Kosovë, por diçka tjetër

Ish ambasadori i OSBE’s, William Walker mbajti sot nji ligjëratë speciale për studentët e kolegjit AAB.

Walker para studentëve kritikoi përbamjen politike në Kosovë meqë simbas tij, në disa sektorë Kosova nuk asht në drejtimin e duhun, dhe se pritjet kanë qenë ma të mëdha, së paku që nga shpallja e pamvarësisë. Ish- ambasadori, po ashtu tha se, nuk dëshiron me vdek pa e pa Kosovën ashtu siç ka dëshirue.

“Kisha me qenë i befasuem nëse dikush nga ju më thotë se mbasi ta përfundoni universitetin, ju pret nji punë dhe nji pagë e mirë. Mirëpo, te fusha në të cilin asht ba ma së paku përparim, asht politika në përgjithësi… Tutem se disa persona, të cilët janë futë në politikë, nuk janë futë për me ba politikë, por për aspekte tjera”, tha Walker.