Washington Post: Kosova po trazohet rreth përcaktimit të kufijve të saj

Tymi, zhurma, kaosi dhe gazi lotsjellës janë rezultat i nji revolte – ose nji seance të Kuvendit të Kosovës.

Asht ba e zakonshme për partitë opozitare në këtë shtet të Ballkanit perëndimor për me pengue votimin nëpërmjet përdorimit të gazit lotsjellës dhe taktikave të tjera bllokuese.

Kjo ndodh aq shpesh sa që qeverisë i asht dasht me sigurue detektorë të fuqishëm metali dhe me zmadhue sistemin e ventilimit të ndërtesës. Pse? Për shkak të kufinit të kontestuem të Kosovës me Malin e Zi.

Natyrisht, konfliktet kufitare në mbanë botën mund të jenë të dhunshme. Por ndryshe nga shumica e konflikteve të kufinit, kjo po ndodh në mes të partive politike mbrenda të njajtit vend.

Kosova asht vendi i fundit nga shtetet e ish-Jugosllavisë që e fitoi pamvarësinë, kështu shkruen nji artikull për Kosovën, Washington Post.

Nëse përcaktimi i kufinit me Malin e Zi shkakton trazina civile, atëherë paqja me siguri do të jetë edhe ma e brishtë kur vjen koha për me shënue kufinin me Serbinë.