Washington Post: Rreziku nga dezinformacioni rus

wp

Washington Post

Këtë javë në Qendrën për Analizat e Politikës Europiane   Anne Applebaum, kolumniste e “Washington Post” dhe Edward Lucas, kryeredaktor i “The Economist”,  kanë marrë një nismë  kundër dezinformacionit.

Para pesëmbëdhjetë vitesh, do ishte qesharake çdo ide se dezinformacioni i huaj mund të ishte një problem i madh për shtetet Europiane. Media e lirë dukej fitimtarë njashtu si edhe tregu i lirë; televizioni Perëndimorë dhe gazetat kishin financime të bollshme si dhe audienca të mëdha. Por, modeli i biznesit që dikur e përkrahte median në mbarë kontinentin,  thënë tamam  në mbarë Perëndimin, nuk funksionon më. Pjesa dërmuese e gazetarisë së Perëndimit ka burime të pamjaftueshme dhe shtimi i përhapjes së informacionit,  ua vështirëson njerëzve që të gjykojnë mbi saktësinë e asaj që e lexojnë dhe shohin.
Në të njëjtën kohë, regjimet autoritare të udhëhequra nga Rusia dhe të ndjekura për së afërmi nga Kina, kanë nis të investojnë shumë në prodhimin e alternativave. Sepse, media kombëtare shpesh është e dobët, kanalet si RT (ish Rusia Sot) dhe Sputnik  (një agjenci “lajmesh”) e kanë shumë më lehtë të arrijnë  besueshmëri në tregjet e vogla Europiane. Por edhe në shtetet me territore të mëdha, Rusia i përdorë mediat sociale si edhe një varg të gjerë të veglave ‘onllajn’ – vebsajte “lajmesh”, portale të informacionit, fjali nxitëse – kanë nis të kenë shumë ndikim. Kancelarja Angela Merkel i ka dhënë për detyrë agjencisë Gjermane për spiunim që ta hulumtojë përdorimin e propagandës Ruse në Gjermani, pas tregimit të rrejshëm që u përhap gjoja se një refugjat e paskësh  përdhunuar një vajzë, e që u bë një skandal i madh falë përpjekjes së planifikuar onlajn Rus.
Mesazhet gati se nuk kanë asgjë të përbashkët me propagandën e Luftës së Ftohtë. Rusia nuk synon ta promovojë veten, por më shumë synon t’i rrënojë institucionet e Perëndimit, shpesh duke përdorë kumtesa të papajtueshme. RT sajon tregime tmerruese për refugjatët dhe po ashtu e portretizon Perëndimin si racist dhe ksenofobik. Website të mbështetura nga Rusia shpërndajnë teori komplotesh – 9/11 na paskësh qenë  një “vepër e brendshme”, Zika qenka krijuar nga vet CIA’ja – përderisa e tallin  gazetarinë hulumtuese Perëndimore të  shkëlqyer, e cila i zbuloi lidhjet midis politikës Ruse, biznesit, krimit të organizuar dhe inteligjencës.
Këto kumtesa, të cilat janë marrë dhe përdoren si nga partitë e krahut të majtë ashtu edhe nga partitë e krahut të djathtë të Europës, përputhen me synimet e politikës së jashtme të Kremlinit. Bashkimi Europian është një shënjestër i posaçëm dhe fare nuk duhet habitur se: BE’ja ka lozur  rolin vendimtarë në shkëputjen e kontinentit nga vartësia e gazit Rus, si dhe në çmontimin e modelit të korruptuar dhe shfrytëzues të eksportit të gazit Rus në Europën Lindore. NATO’s i vishet rregullisht petku i agresorit, vetëm për shkak se me vonesë merret me kanosjet reale që Rusia ushtron  ndaj disa anëtarëve të saj.
Disa shtete janë zgjuar, sidomos ato që janë goditur rëndë. Invazioni, okupimi dhe copëtimi i Ukrainës më 2014 u parapri me një propagandë shumë efektive, e cila shkaktoi huti në territoret rus-folëse dhe i qorroi të dy palët edhe Ukrainasit edhe Perëndimorët që të shohin se çka ndodhte me të vërtetë. Nga ana tjetër organizatat Ukrainase “Ndal Rrenat” kishin nis ta tallin propagandën Ruse.  Gjithashtu, filloi edhe një projekt i madh, i cili u krijua për ta mësuar “shkrim-leximin e medias”. U nis një debat  për rolin e emetuesve  publikë që mund ta lozin në rithemelimin e burimeve të besueshme të informacionit në Ukrainë.
Janë bërë shumë përpjekje për trajtimin e  problemit. Ndihma Europiane për Demokraci (NED) (një organizatë më e vogël se Ndihma Nacionale për Demokracinë (NND) ka kryer një analizë gjithëpërfshirëse për mediat Rus-folëse, për shtrirjen  dhe ndikimin e tyre. Shërbimi për Aksionin e Jashtëm Europian, krahu i politikës së jashtëm në BE, përpilon buletine javore për dezinformacionin, duke i ndjekur aktivitetet e mit-bërësve të  Kremlinit. Shtetet e NATO’s e kanë themeluar një qendër të vogël, të vendosur në Latvia, i cili reagon edhe ndaj dezinformacioneve Ruse.
Mirëpo deri më tash, Shtetet e Bashkuara nuk janë munduar  ta kuptojnë dhe të qasen më seriozisht ndaj këtij problemi. Nuk ka më një agjenci siç ishte Agjencia e Informacionit të Sh,B (USIA), e cila ishte përkushtuar për ballafaqim me  propagandën dhe dezinformacionin  Rus gjatë luftës së ftohtë. Megjithëse,  ka pasur financime të shtuara për transmetuesit jashtë vendit të përkrahura  nga Shtetet e Bashkuara siç janë Radio Europa e Lirë/ Radio Liria, ata sërish nuk mund ta  sigurojnë një reagim të  plotë.
Pjesërisht, për shkak se tregu i medias në  Sh.B  është shumë i gjerë, gjithashtu edhe pse shumë pak është kuptuar se si funksionojnë kampanjat e dezinformacionit. Gjithsesi, nuk ka një bazë të dhënash publike të analizuara se çka, kur dhe ku ka thënë Rusia. Askush – edhe në bashkësinë e inteligjencës së Perëndimit – nuk përpilon transkripte.  As që e dimë se cilat elemente të mesazheve Ruse janë efektive, kush dhe pse u beson atyre. Tash së voni e kemi mësuar , për shkak të shteteve tjera, sidomos Kinës, e cila ka nis t’i shfrytëzojë disa nga ato teknika. Para pesëmbëdhjetë vitesh, shtypi i lirë dukej si i pandryshueshëm; 15 vite më vonë mund ta gjejmë veten siç ndodhi para dy vitesh me Ukrainën, pra, ne të jemi në shënjestër  të  kampanjave të dezinformacionit,  kur ne do jemi të papërgatitur  që të ballafaqohemi.