Washingtoni-Shkupit: I shtyet zgjedhjet, tashti anuloni faljet e Ivanov

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap rrugën për konvokim të Parlamentit dhe anulim të zgjedhjeve të 5 Qershorit. Kjo paraqet dhe nji mundësi të re për Parlamentin dhe liderët politikë që me demonstrue me vepra përkushtim ndaj Marrëveshjes së Përzhinës dhe parimeve të saj – sundimi i ligjit, përgjegjësia, gjithëpërfshimja dhe zgjedhjet kredibile.

Kjo kornizë mbetet mënyra ma e mirë për me nxjerr vendin nga kriza aktuale.

Kështu e ka komentue vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Shkup, e cila ban thirrje që urgjentisht me u anulue falja e 12 Prillit, e shpallun nga Presidenti Djordje Ivanov.

Me qenë të barabartë para ligjit asht parim themelor demokratik, prandaj partitë duhet me mbështet Prokurorinë Speciale në mënyrë të preme, porosit Washington përmes ambasadës së vet në Shkup.

Puna e papenguar e Prokurorisë Speciale është jetike për të siguruar përgjegjësi për keqpërdorimet e mundshme në lidhje me përgjimet, si dhe për të tejkaluar krizën aktuale. Vijojnë reforma të vështira. Procesi i reformave patjetër duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të inkorporojë pikëpamjet e partive opozitare dhe shoqërisë civile. Gjithëpërfshirja e tillë është kritike për vendosjen e sistemit të kontrollit dhe balancit, që është jetik për demokracinë. Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesin qasjet që nuk respektojnë këto parime. Premtimet për reforma apo deklarimi i synimeve të tilla, nuk do të kthejnë vendin në rrugën euro-atlantike, veprat po”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.